Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se sot dhe nesër do të bisedojë me zyrtarët evropianë në Bruksel për dialogun Kosovë – Serbi, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai pas takimit që pati me të Dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, deklaroi se në maj do të kenë takim lidhur me dialogun.
“Unë pres që përveç nesër, e cila është shumë e rëndësishme, ne kemi një datë tjetër në maj për dialogun dhe një darkë të veçantë të organizuar çdo vit nga Charles Michel dhe Ursula von der Layen për udhëheqësit e BB “, ka thënë Vuçiq./Gazeta Sinjali/