image Vuçiq planifikon të bisedojë për Kosovën në Washington

Kosovë

Vuçiq planifikon të bisedojë për Kosovën në Washington

news image

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se çështja e Kosovës do të jetë temë kryesore në takimet e tij të ardhshme në Washington.

Vuçiq udhëton në kryeqendrën amerikane pasnesër  për të diskutuar marrëdhëniet Serbi-SHBA dhe bashkëpunimin ekonomik, të cilin ai e përshkroi si “të shkëlqyeshëm”.

“Kosova me siguri do të jetë tema më e rëndësishme, e cila nuk është e lehtë sepse ne kemi një këndvështrim tjetër,” përsëriti presidenti serb.

I pyetur “çfarë shantazhe mund të pranojë Serbia”, ai tha se gjithçka që mund të kërcënonte paqen, stabilitetin, “do të paraqiste ndonjë sanksion, do të ishte një problem i tmerrshëm për Serbinë”.

Ai tha se në vitin 2013 nuk e pranoi hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara, duke thënë se ishte “një situatë e vështirë”.