image Vuçiq përfshihet në debatin Kurti- Chris Hill: Faleminderit që e kuptoi qasjen tonë

Politikë

Vuçiq përfshihet në debatin Kurti- Chris Hill: Faleminderit që e kuptoi qasjen tonë

news image

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është përfshirë në debatin mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ambasadorit amerikan në Beograd, Chris Hill.

Vuçiq në një konferencë për media, e falënderoi ambasadorin amerikan në Beograd, Chris Hill, pasi që thotë se Hill e kuptoi qasjen e palës serbe në dialog.

“Tjetër gjë është se shumë prej tyre nuk u konvenon, sepse është fëmija i tyre (Kosova), të cilin duhet ta përkundin edhe kur të jetë 14 vjeç, siç është sot, por qe 23 vjet e përkundin”, thotë Vuçiq.

Tutje, ai thotë se me ankth po pret nesër ardhjen e Lajçakut dhe Escobarit nga Prishtina.

Vuçiq thotë se tani vëmendja e popullit serb tani është tek basketbolli, dhe kjo atë e bën të lumtur, pasi dëshiron që populli i tij të mos shqetësohet sa i përket situatës me Kosovën.

/GazetaSinjali/