Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është përfshirë në debatin mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ambasadorit amerikan në Beograd, Chris Hill.
Vuçiq në një konferencë për media, e falënderoi ambasadorin amerikan në Beograd, Chris Hill, pasi që thotë se Hill e kuptoi qasjen e palës serbe në dialog.
“Tjetër gjë është se shumë prej tyre nuk u konvenon, sepse është fëmija i tyre (Kosova), të cilin duhet ta përkundin edhe kur të jetë 14 vjeç, siç është sot, por qe 23 vjet e përkundin”, thotë Vuçiq.
Tutje, ai thotë se me ankth po pret nesër ardhjen e Lajçakut dhe Escobarit nga Prishtina.
Vuçiq thotë se tani vëmendja e popullit serb tani është tek basketbolli, dhe kjo atë e bën të lumtur, pasi dëshiron që populli i tij të mos shqetësohet sa i përket situatës me Kosovën.