image Vuçiq për takimin me Kurtin: Mbase e kam fyer, 10 herë më pyeti për njohje

Politikë

Vuçiq për takimin me Kurtin: Mbase e kam fyer, 10 herë më pyeti për njohje

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në konferencën për media që është mbajtur sot ka shpalosur detaje për takimin që është zhvilluar dje në Bruksel ndërmjet tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti transmeton Sinjali.

Vuçiq ka deklaruar se në takimin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian kishte kërkuar që në Kosovë të kryhen gërmime në disa lokacione ku dyshohet se ka mbetje mortore të serbëve të vrarë. Ai ka thënë se nuk kanë arritur që të pajtoheshin me palën kosovare për këtë gjë ngase Kurti kishte kërkuar  që nga Komisioni për të Pagjeturit të largohet Velko Oldaloviq.

Presidenti serb ka deklaruar se Kurti e konsideron Oldaloviqin si kriminel të luftës me të cilin konstatim nuk është pajtuar madje kishte reaguar ashpër ndaj kësaj kërkese.

 “Ne kemi dërguar kërkesë për Koshare për zhvarrosje dhe nuk kemi marr asnjë përgjigje, kemi kërkuar që të kemi qasje edhe në Suharekë, Istog, Klinë, Mejë, Gjakovë për asnjë lokacion nuk kemi marrë përgjigje nga ana e Prishtinës. Shefi i delegacionit të tyre na ka thënë se nuk do të lejojmë që të kryhen zhvarrime pasi do të mendohet se shqiptarët kanë kryer krime ndaj serbëve. Kur kemi menduar se po merremi vesh kemi parë refuzim për shkak të Velko Odaloviq që ai duhet të largohet nga Komisioni dhe unë kam reaguar ashpër. Ndoshta nuk duhej të kisha reaguar në atë mënyrë, mbase e fyeva Kurtin, por unë u përgjigja në një mënyrë më brutale dhe nuk mund të them se u pendova, isha i befasuar që dikush mund ta përdorte një fjalor të tillë ” ka thënë Vuçiq.

Ai thotë se kryeministri i Kosovës e kishte pyetur disa herë se kur do të ndodh njohja e Kosovës në prani të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.  Thotë se përgjigja e tij ishte e prerë.

 “Shikoni se çfarë pyetje kanë ngritur. E para, 10 herë e ka përmendur fjalën pranimi i Kosovës duke pyetur kur, kur, kur do të ndodhë dhe ka marrë vetëm një herë përgjigje dhe të fuqishme ‘kurrë’. Ju kam thënë qe jemi shtet i pavarur dhe kemi qëndrimin tonë pa marrë parasysh që kemi marrëdhënie të mira me SHBA-në. Pastaj ka thënë se po armatosemi për shkak të tyre. Serbia si shtet i pavarur ka të drejtë të armatoset dhe të mbrojë popullin”, ka thënë më tutje Vuçiq.

Presidenti serb ka hedhur poshtë nënshkrimin e marrëveshjes për paqe ndërmjet Kosovës  dhe Serbisë ngase sipas tij këtë marrëveshje mund të nënshkruajnë vetëm shtetet e pavarura dhe Kosova sipas tij nuk është shtet.  /GazetaSinjali/