image Vuçiq për qeverinë e re serbe: Nuk do t’i shkelim miqësitë tradicionale - Sinjali

Vuçiq për qeverinë e re serbe: Nuk do t’i shkelim miqësitë tradicionale

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të martën se Qeveria e re në Beograd “do t’i ruajë miqësitë tradicionale”.

Në Serbi miqësi tradicionale cilësohen aleancat me Rusinë dhe Kinën. E pikërisht fakti që Serbia s’ka vendosur sanksione ndaj Kremlinit për shkak të pushtimit rus në Ukrainë, ka bërë që perëndimi ta kritikojë Beogradin e të kërkojë të veprojë në këtë drejtim.

Por Vuçiq thotë se “Qeveria e re do të mbrojë vetëm interesat e qytetarëve të saj”, raporton Tanjug.

Në Serbi postin kryesor e ka presidenti të cilin e ushtron Aleksandër Vuçiq, e roli i kryeministrit viteve të fundit nuk është vërejtur.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin