image Vuçiq për planin “franko- gjerman”: As nuk e kam pranuar e as refuzuar, jam gati për negociata

Politikë

Vuçiq për planin “franko- gjerman”: As nuk e kam pranuar e as refuzuar, jam gati për negociata

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të dielën ka konfirmuar takimin në Bruksel me kryeministrin e Kosovësm Albin Kurtin nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Vuçiq ka folur edhe rreth propozimit franko gjerman.

I pyetur nëse ka mundësi të përmirësohet propozimi gjermano-francez në favor të Serbisë, Vuçiq ka thënë se vendit të tij nuk i janë dhënë shanse për këtë. Por, ka rikonfirmuar se ka dërguar përgjigje me shkrim.

“Dhe si mund të përmirësohet? Ndryshe nga të gjithëdijshmit që as nuk e kanë parë, nuk e kam komentuar asnjëherë në detaje, megjithëse kam shkruar një përgjigje të detajuar që është një përgjigje e gjerë dhe serioze. Nuk e komentova sepse e lash mundësinë për ndryshime dhe bisedime. Por nëse më pyesni, nuk po them se e kam pranuar apo refuzuar, sepse jemi gati për bisedime, në bazë të atij dokumenti. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, por thjesht nuk na dhanë një shans”. tha Vuçiq.

/GazetaSinjali/