image Vuçiq pas vendimit për reciprocitet: Ata kanë mbështetjen e fuqive perëndimore

Rajon

Vuçiq pas vendimit për reciprocitet: Ata kanë mbështetjen e fuqive perëndimore

news image

Pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, ku obligon të regjistrohen në RKS targat e komunave paralele, dhe reciprocitet për letërnjoftim, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, ndërsa disa të tjerë nuk kanë qenë kurrë të gatshëm për një bisedë thelbësore dhe kanë mbështetjen e fuqive perëndimore”, ka thënë ai për Tanjug.

Ata janë plotësisht të mbështetur nga Britania e Madhe dhe Gjermania, tha Vuçiq, duke iu referuar Qeverisë së Kosovës.

”Ata morën dy vendime në institucionet e tyre të përkohshme. Njëri ka të bëjë me ndalimin e kartave të identitetit në hyrje të krahinës, dhe vendimi tjetër është një vendim me qëllimin e vetëm për të dëbuar serbët nga veriu, për të krijuar një stuhi të re dhe për të bërë fushatë me vite për t’i detyruar serbët të pranojnë targat e tyre”, ka shtuar ai.

/GazetaSinjali/