image Vuçiq pas takimit me Scholz: Ai ishte i prerë, ja çfarë më kërkoi

Rajon

Vuçiq pas takimit me Scholz: Ai ishte i prerë, ja çfarë më kërkoi

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kancelarin gjerman, deklaroi se Olaf Scholz “në mënyrë të prerë dhe të vendosur i kërkoi Serbisë t’i bashkohet sanksioneve kundër Federatës Ruse”.

Presidenti serb deklaroi se në mënyrë të prerë, kancelari gjerman i kërkoi Serbisë që t’i bashkohet sanksioneve kundër Federatës Ruse, gjegjësisht të mbështesë masat kufizuese që BE-ja tashmë i ka miratuar ndaj tyre.

Vuçiq tha se ai ka folur rreth qëndrimit të Serbisë, për specifikat e situatës në Kosovë, energjinë dhe marrëdhëniet tradicionale me Rusinë, shkruan danas.

Vuçiq mes tjerash ka thënë se me Scholzin kanë folur për të gjitha temat, në kuadër të të cilave ka pasur edhe tema të rënda.

/GazetaSinjali/