Presidenti i Serbisë tha sot se ka pasur një bisedë me kryeministrin hungarez, Viktor Orban për situatën në Kosovë dhe vlerësoi se Hungaria e kupton në mënyrë të përsosur këtë situatë.
“Ne do të kemi një mirëkuptim më të mirë dhe më të madh se 20, 25 vjet më parë dhe ai trend i mirëkuptimit të ndërsjellë do të vazhdojë, sepse ne sillemi si miq të ndershëm dhe të ngushtë”, tha Vuçiq në konferencën për media, duke iu përgjigjur pyetjes nëse gjatë takimit ai në Budapest u fol edhe për situatën në Kosovë.
Ai shtoi se populli serb dhe ai hungarez ndjejnë afërsi në çdo vend dhe në çdo hap.