image Vuçiq pas takimit me Mitsotakis: Greqia na konfirmoi se nuk ka ndryshuar qëndrim për çështjen e Kosovës

Politikë

Vuçiq pas takimit me Mitsotakis: Greqia na konfirmoi se nuk ka ndryshuar qëndrim për çështjen e Kosovës

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar të Greqisë për mosnjohjen e Kosovës.

Vuçiq shkroi në Instagram se ai dhe Mitsotakis do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushat me interes të përbashkët

“Një bisedë e mirë dhe miqësore me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë së cilës shkëmbyem mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal, çështjet globale dhe qëndrimin e Greqisë ndaj situatës në Kosovë dhe Metohi. Miqtë tanë grekë kanë konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, shkruhej në profilin @buducnostsrbijeav.

/GazetaSinjali/