image Vuçiq pas takimit me Lajçak: Patëm një bisedë të këndshme

Politikë

Vuçiq pas takimit me Lajçak: Patëm një bisedë të këndshme

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit që pati me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se dëshirojnë paqe dhe stabilitet në rajon, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi, Vuçiq ka thënë se ka pasur një bisedë të këndshme me Lajçakun.

Ne duam të kemi paqe dhe stabilitet. Serbia është gati ta vazhdojë dialogun. Bisedë e këndshme sonte me Miroslav Lajçak”, ka shkruar ai.

Lidhur me takimin ka shkruar edhe Lajçak i cili tha se kanë biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në dialog.

“Vlerësova mundësinë që të diskutoja me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për zhvillimet e fundit në dialog dhe marrëdhëniet BE-Ballkan perëndimor, si dhe dy vizitat e fundit në NATO dhe Republikën Çeke sot”, ka shkruar Lajçak.

Ndërmjetësuesi special i BE-së ende nuk ka njoftuar për ndonjë takim me palën kosovare./Gazeta Sinjali/