image Vuçiq paralajmëron ndryshim të qasjes në dialog me Kosovën, thotë se “pret lajme të këqija”

Siguri

Vuçiq paralajmëron ndryshim të qasjes në dialog me Kosovën, thotë se “pret lajme të këqija”

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se do të ndryshojë “doktrinë dhe qasje” në dialogun me Kosovën.

Ai ka folur për gazetarë pas takimit me nxënës serbë nga Kosova, ku ka thënë se Serbia do ta ndryshojë qasjen në dialog.

“Kur dikush të mashtron një herë, kjo u ndodh njerëzve të mirë sepse i besojnë fjalës apo nënshkrimit të dikujt. Por, kur të mashtron për herë të dytë, ju mund të keni besuar tepër apo keni dashur të besoni. Nëse vazhdon kështu, atëherë nuk flitet për atë që të ka mashtruar, por se jeni budalla. Ne nuk jemi më aq budallenj”, ka thënë Vuçiqi, duke shtuar se mbetet i hapur për dialog por “më ndryshe”.

Siç raporton “Danas.rs”, presidenti serb ka thënë se në ditët në vijim e presin lajme të këqija Serbinë.

“Do t’ua shpjegoj se si na mashtruan disa të ashtuquajtur miq dhe na gënjyen në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. U thamë se çfarë do të ndodhë nëse kjo ndodh, sepse ata mendojnë se kanë të drejtë të zbatojnë marrëveshjen në mënyrë mashtruese. Do të jetë shumë e vështirë për ne, sepse qëllimi i dikujt është që të shtyjë popullin serb sa më larg Kosovës e M. dhe t’u sigurojë legjitimitet e ligjshmëri të plotë veprimeve të atyre që i dëbojnë serbët. Është vetëm një pjesë e asaj që na pret”, tha Vuçiqi.

/GazetaSinjali/