image Vuçiq: Nuk jam optimist për takimin në Bruksel

Politikë

Vuçiq: Nuk jam optimist për takimin në Bruksel

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se takimi që është raportuar të mbahet në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, do të fillojë të hënën në ora 8 të mëngjesit.

Për këtë takim, Vuçiq në një intervistë për “TV Prva”, u shpreh se nuk është optimist për ndonjë dakordim që mund të arrihet.

“Unë do të shkoj, jo pse mendoj se mund të bëjmë ndonjë gjë, por që të mos u japim arsye që ta fajësojnë Serbinë se nuk dëshiron të marrë pjesë. Ne u thamë se ata duhet të formojnë Asociacionin në përputhje me propozimin e ekipit menaxhues të Serbisë, e jo të një organizate joqeveritare gjermane. Sepse kjo nuk po bëhet për një OJQ të Gjermanisë, por për popullin serb. Po ashtu u thamë se duhet anulohet vendimi për targat, sepse së bashku me përfaqësuesit perëndimorë kanë mashtruar opinionin se kanë të drejtë të bëjnë këtë”, tha Vuçiq.

/GazetaSinjali/