image Vuçiq: Nuk do të takohem me Kurtin, por nuk po iki, është ai që ka ikur deri më tani - Sinjali

Vuçiq: Nuk do të takohem me Kurtin, por nuk po iki, është ai që ka ikur deri më tani

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hedhur poshtë sot pretendimet se do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se kjo “nuk është e vërtetë” dhe se “askush nuk e ka pyetur atë”, por se ai nuk ikën.

Gjatë vizitës së tij në Ivanjica, Vuçiq tha se do të ishte gabim nëse eurodeputetët votonin për përfundimin e negociatave me Serbinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan danas.

Vuçiq tha se Radojiçiq mund të qëndrojë ku të dojë, është çështje e tij private.

Vuçiq theksoi se Serbia duhet të ecë përpara dhe të mos mendojë se është e mundur të arrihet diçka me luftë, apo mjete ushtarake në asnjë mënyrë.

Kjo nuk do të thotë se ne do të lejojmë persekutimin e popullit tonë“, tha Vuçiq.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: