image Vuçiq nervozohet me avionin britanik: A është ende e vlefshme Rezoluta 1244?

Rajon

Vuçiq nervozohet me avionin britanik: A është ende e vlefshme Rezoluta 1244?

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar për herë të parë lidhur me raportimet e mediave serbe, se Britania e Madhe po armatos Kosovën.

Sipas Vuçiq askush nuk ka të drejtë ta armatosë Prishtinën, duke përmendur nenet e Rezolutës 1244 ku sipas të cilave siç thotë ai ‘kjo nuk guxon të bëhet’.

”Ata nuk kanë pasur as të drejtë të marrin vendim për formimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Ata duhej të kishin një shumicë minoritetesh, gjë që nuk e kishin. Mos harroni se marrëveshja nga Kumanova parasheh një forcë ushtarake në Kosovë – KFOR-in. Pyetja ime për ta sonte është shumë e thjeshtë”.

”Anglezët nuk janë të parët që i armatosin. Dhe kjo me raketat e rrezikshme, të cilat rezultuan të mira në Ukrainë”.

”E kuptuam mesazhin. Ata ishin gjithashtu të armatosur nga amerikanët dhe turqit po trajnojnë pilotët e tyre për të ardhmen. Dhe janë ata që na kërkojnë të mbështesim ligjin ndërkombëtar. Të njëjtët që e shkelin aq brutalisht”, thotë ai, shkruan informer.rs.

”Pyetja ime është e thjeshtë – A është ende e vlefshme Rezoluta 1244 apo jo? Ose ka pushuar së vlefshmi pas shpalljes së pavarësisë? – Pra a është e mundur. Dhe pse nuk njihet tek të tjerët?”

/GazetaSinjali/