image Vuçiq në takim me senatorët amerikanë: Themelimi i Asociacionit është prioritet

Politikë

Vuçiq në takim me senatorët amerikanë: Themelimi i Asociacionit është prioritet

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se themelimi i Asociacionit duhet të jetë tani prioritet.

Kështu ka thënë Vuçiq gjatë takimit që pati me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters, ku ndër të tjera është biseduar edhe për dialogun me Kosovën.

“Vuçiq posaçërisht theksoi se Beogradi tregon seriozitet dhe përgjegjësi në procesin e dialogut që nga fillimi, përkundër provokimeve të vazhdueshme dhe lëvizjeve të shumta të njëanshme të Prishtinës, të cilat pengojnë gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi dhe të qëndrueshme.” – thuhet në njoftimin e presidencës serbe.

Ndryshe senatorët amerikanë ishin për vizitë edhe në Kosovës, ku u takuan me krerët e shtetit.

/GazetaSinjali/