image Vuçiq: Në qershor do ta kemi propozimin ‘’merre ose leje’’ për Asociacionin

Politikë

Vuçiq: Në qershor do ta kemi propozimin ‘’merre ose leje’’ për Asociacionin

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se ndërkombëtarët në fund të qershorit do të sjellin një draft final për Asociacionin, propozim ky që, sipas tij, parashihet të jetë i natyrës “merre ose leje”.

“Nuk janë kohë të lehta për ne, para se të vija këtu, Petar Petkoviq më tha se situata është e vështireë dhe komuniteti ndërkombëtarë ka dalë me marifetin e tyre të ri me të cilin duan të më bëjnë presion – merre ose leje në fund të qershorit, për të krijuar një grup ekspertësh për të na imponuar një Asociacion të Komunave Serbe. I thash, merre me kollaj, asgjë nuk ndodh, nuk zgjidhet kjo brenda natës. I thash që funksioni i Ekipit Menaxhues dihet, dihet çfarë duam dhe çfarë nuk do të pranojmë”, tha Aleksandar Vuçiq, siç e cituan mediat serbe.

Ai tha se Asociacioni për Serbinë është i pranueshëm vetëm sipas marrëveshjes së vitit 2015, “ose nuk do të jetë fare”.

“Do të jetë ose ashtu ose s’do të jetë fare. Të huajtë janë mësuar të sillen në mënyrë arrogante, dhe duhet të jetë dikush i trash, i madh që thotë: nuk mund të jetë kështu. Ne duhet të mbrojmë atë çfarë na u është vjedhur për një kohë të gjatë”, tha ai.

/GazetaSinjali/