image Vuçiq: Në procesin e Bërdo Brijunit nuk pati tensione, por vetëm qëndrime të ndryshme për Kosovën

Rajon

Vuçiq: Në procesin e Bërdo Brijunit nuk pati tensione, por vetëm qëndrime të ndryshme për Kosovën

news image

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk pati tensione në samitin e procesit të Bërdo Brijunit.

Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se presidentët e shteteve ballkanike kishin dallime në qëndrime dhe se sipas tij këto nuk janë tensione.

“Bisedimet kanë shkuar normalisht, nuk ka pasur tensione. Qëndrimi ynë rreth Kosovës është i ndryshëm nga qëndrimi i vendeve të tjera, me përjashtim të përfaqësuesve serbë në Bosnje dhe Hercegovinë” ka thënë ai.

“Ne folëm edhe për 6 pika me theksin se BE-ja duhet të ndihmojë Ballkanin Perëndimor nëse mundet në situatën e vështirë energjetike në të cilën ndodhemi të gjithë”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92.

/GazetaSinjali/