image Vuçiq në presion të madh, deklaratat e tij të fundit para popullit serb e vënë në pah

Rajon

Vuçiq në presion të madh, deklaratat e tij të fundit para popullit serb e vënë në pah

news image

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë në Beograd se për aq kohë sa mund të rezistojnë, pa rrezikuar interesat e tyre më vitale dhe shtetërore, do të ndjekin politikën e vendosur në konsultim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë.

“Kur nuk do të mundemi, ne do t’i drejtohemi njerëzve tanë, qytetarëve dhe do t’iu tregojmë pse nuk mundemi. Serbia t’i rezistojë vendosjes së sanksioneve. Në këtë kontekst, ai ka thënë se nuk mund të kenë mesazh më të qartë dhe më konkret.  Kur kam thënë se madje edhe ashtu të shtyrë dhe ashtu aq të kërcënuar, ne të ndryshojmë vendimin tonë dhe se duhet të ndryshojmë politikën tonë në përputhje me pritjet e disa njerëzve, unë vetëm po ju them se nuk do të zgjaste më shumë se pesë ditë, do të na rrahin supet dy herë, do të nxirrnin dy njoftime dhe pastaj do të fillonte presioni i ri dhe një histori e re lidhur me Kosovën”, tha ai.

Serbia ka bërë kthim prapa sa i përket përshtatjes me politikën e jashtme me Bashkimin Evropian. Në raport po ashtu është thënë se më 2021, Serbia i ka përshtatur në nivel prej 64 për qind qëndrimet e saj me ato të BE-së, ndërsa në gusht të këtij viti, kjo përqindje ka rënë në 45 për qind, për shkak të refuzimit të Serbisë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

/GazetaSinjali/