image Vuçiq në Ohër, Daçiq me shërbimet sekrete i japin mbështetje

Politikë

Vuçiq në Ohër, Daçiq me shërbimet sekrete i japin mbështetje

news image

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duket se ka përgatitur një koreagorafi se çfarë duhet të bëhet në Serbi derisa ai po qëndron në Ohër.

Në Beograd sot janë mbledhur shërbimet sekrete të cilat i koordinon partneri i tij në Qeverinë e Serbisë.

Në takimin e Byrosë për Koordinimin e Punës së Shërbimeve të Sigurisë, të udhëhequr nga sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Ivica Daçiq, “është konstatuar se gjendja e sigurisë në Serbi është stabile, në kontekstin më të komplikuar të mundshëm. marrëdhëniet gjeopolitike në botë, me synimin për të garantuar sigurinë e brendshme, stabilitetin dhe paqen”.

Gjithashtu thuhet se kjo Byro i jep mbështetje të parezervë përpjekjeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në procesin e negociatave me institucionet e përkohshme në Prishtinë, nën kujdesin e bashkësisë ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media pas takimit.

Sikur Presidenti serb mbrëmë edhe Daçiq ka thënë se situata në botë është e komplikuar dhe se Fuqitë e Mëdha janë afër konfliktit.

“Situata në botë është e komplikuar dhe po shkon drejt eskalimit, por ne duhet ta ruajmë stabilitetin në vend” ka thënë Daçiq.

Presidenti serb po ashtu mbrëmë tha se pas urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare ndaj Vladimir Putin pozicioni I Serbisë në bisedime është më I dobët.

/GazetaSinjali/