image Vuçiq: Në nëntor fillon ndërtimi i autostradës Nish-Merdar dhe gazsjellësit Nish-Prishtinë

Rajon

Vuçiq: Në nëntor fillon ndërtimi i autostradës Nish-Merdar dhe gazsjellësit Nish-Prishtinë

news image

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se në fillim të nëntorit do të fillojë ndërtimi i pjesës së parë të autostradës Nish-Merdare, si dhe ndërtimi i tubacionit të gazit Nish-Prishtinë, gjithsej 114 kilometra.

Vuçiq ka thënë se punimet do të nisin në mes të fundit të shtatorit dhe fillimit të nëntorit.

Ai në Prokuplje ka shtuar se kjo do të jetë një nga zonat më të vështira për ndërtimin e kësaj autostrade.

“Nga ato 77 kilometra, ne do të kemi 85 ura, 18 kilometra do të jenë përmes tuneleve”, ka thënë ai, shkruan Kossev.

Sipas tij, për këtë pjesë të autostradës do të ndahen 255 milionë euro, nga të cilat 40 milionë do t’i sigurojë Bashkimi Evropian.

Autostrada Prishtinë-Merdare, e njohur ndryshe edhe si “Autostrada e Paqes”, është një nga projektet e përfshira në marrëveshjen për normalizim ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

/GazetaSinjali/