image Vuçiq në Mal të Zi: Nuk do ta pranoj vendimin për pavarësinë e Kosovës

Politikë

Vuçiq në Mal të Zi: Nuk do ta pranoj vendimin për pavarësinë e Kosovës

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të vazhdojë të punojë për marrëdhënie të mira me Malin e Zi, por ka shprehur pakënaqësi të hapur për vendimin e këtij shteti për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq i ka bërë këto deklarata gjatë qëndrimit të tij në Mal të Zi, ku pritet të marrë pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që mbahet në Tivat.

Ai ka theksuar se, pavarësisht dallimeve politike, dialogu mes dy vendeve duhet të vazhdojë për të shmangur keqkuptimet dhe për të ruajtur komunikim të rregullt mes liderëve.

“Nuk do ta pranoj vendimin për pavarësinë e Kosovës, por besoj se duhet të kemi marrëdhënie të mira dhe komunikim të vazhdueshëm”, është shprehur Vuçiq, duke shtuar se është i gatshëm të ftojë presidentin e Malit të Zi për vizitë në Beograd.

Ai gjithashtu është pyetur për deportimin e disa shtetasve serbë nga Mali i Zi, duke i cilësuar ata si persona pa rrezik dhe duke thënë se situata është keqinterpretuar.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur marrëdhëniet rajonale po diskutohen në kuadër të samitit BE–Ballkani Perëndimor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/