image Vuçiq: Mos prisni fare që do ta njohim Kosovën

Rajon

Vuçiq: Mos prisni fare që do ta njohim Kosovën

news image

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do të jetë i pranishëm sot në Samitin e BE-së.

Nga Brukseli, Vuçiq u përgjigj para gazetarëve nëse pret kritika në Samitin BE-së, për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Vuçic ka deklaruar se ka një përgjigje të gatshme ndaj kritikave, shkruan blic.

“E pres apo jo, do të marrë një përgjigje”, tha Vuçiq, për gazetarin kroat.

I pyetur për të komentuar faktin se, kancelari gjerman Olaf Scholz tha më herët se pret që Serbia ta njohë Kosovën, Vuçiq u përgjigj shkurt: “Edhe unë i thashë që mos të presin fare për këtë”.

/GazetaSinjali/