image Vuçiq me Von der Leyen: Bisedë e hapur për Kosovën, kam paraqitur qëndrimin e Serbisë

Politikë

Vuçiq me Von der Leyen: Bisedë e hapur për Kosovën, kam paraqitur qëndrimin e Serbisë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e uroi Von der Leyen për zgjedhjen e saj si Presidente e KE-së dhe njëherit ka deklaruar se në takim është folur edhe për Kosovën.

“Kam biseduar me von der Leyen për situatën gjeopolitike dhe e informova për pozicionin e Serbisë. Ne folëm për Kosovën dhe nuk do ta shfrytëzoj këtë rast për t’ia hedhur fajin askujt tjetër dhe ia shpjegova pozicionin e Serbisë në detaje dhe në mënyrë të plotë.” ka thënë Vuçiq.

Vuçiq, nga ana tjetër, tha se të gjithë ata që shqetësohen për të ardhmen evropiane të Serbisë duan të përfitojnë nga çdo përgjigje e tij për marrëdhëniet me Rusinë. 

“Mund të them gjithçka në fytyrën e të gjithëve. Këtu shtrohet pyetja se si dhe në çfarë mënyre duhet sulmuar pushteti në Serbi. Një tekst imagjinar u botua sot në The Times. Dje thashë se Serbia është në rrugën evropiane dhe do të jetë në rrugën evropiane. Kur drejtoni një vend, ju e dini. Ursula mund të konfirmojë se sa fort kam luftuar kur kam folur për rreshtimin tonë me politikën evropiane. Po ashtu kam mundur t’u them të gjithëve ku mendoj se i përket Serbia. I fitova zgjedhjet dy herë duke u thënë njerëzve se jemi në rrugën evropiane dhe duke u thënë njerëzve se kemi marrëdhënie të mira me të tjerët”, ka theksuar Vuçiq. 

/GazetaSinjali/