Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar pas vendimit të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, që taksa të hiqet pjesërisht me 15 mars. Sipas tij, ky vendim i Kurtit është vetëm lojë dhe këto hile t’ia shes dikujt tjetër.
“Asnjë nga autoritetet shtetërore serbe nuk reaguan në lidhje me temën e heqjes së taksave sepse ne donim të shihnim atë që e tha z. Grenell. Ai ka absolutisht të drejtë dhe kjo është vetëm një lojë. Kurti t’ia shes këto hile dikujt tjetër”, është shprehur Vuçiq para mediave serbe.
Ndryshe, i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell i ka quajtur masa gjysmake paralajmërimet e Kryeministrit Kurti për heqjen e taksave për lëndën e parë të importuar nga Serbisa dhe Bosnja e Hercegovina.
“Nuk i përkrahim masat gjysmake të Kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: taksat duhet të hiqen krejtësisht. Z. Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë Presidentit Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Kurti, në një konferencë për media, ka deklaruar se si Qeveri e Kosovës, gjatë javës së ardhshme, do të marrin vendim, që nga data 15 mars 2020, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina./ Gazeta Sinjali/