image Vuçiq lavdëron Ramën: Ishte i drejtë me Serbinë në samitin e NATO-s

Politikë

Vuçiq lavdëron Ramën: Ishte i drejtë me Serbinë në samitin e NATO-s

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pasur lëvdata për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Këto lëvdata Vuçiq i bëri kur u pyet për iniciativën e Ballkanit të Hapur, duke thënë se Rama ishte ai i cili foli drejt.

“Besoj se kësaj nisme do t’i bashkohen edhe të tjerë. Kjo na afron më shumë. Në samitin e NATO-s njëri nga njerëzit që foli drejt për neve ishte kryeministri shqiptar Edi Rama, por edhe miku ynë Victor Orban”, deklaroi Vuçiq.

“Ballkani i hapur iu përshtatet të gjithëve. Llogaritni dhe do ta shihni se cila iniciativë është më e përshtatshme. Së bashku mund të bëjmë diçka për të ardhmen, por duhet ta ruajmë paqen dhe stabilitetin”, shtoi Vuçiq.

/GazetaSinjali/