Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është ende në Nju Jork, ku ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 21 shtator.
Në deklaratën për mediat që e ndjekin në Nju Jork, ai tha se është e rëndësishme që Serbia të bisedojë me SHBA-në për gjithçka, përfshirë problemet në Kosovë, ekonominë dhe çështje të tjera.
Nga ana tjetër, Vuçiq është pyetur për akuzat jozyrtare se “amerikanët dhe britanikët po e ndihmojnë Kurtin, po e armatosin, po blejnë armë për të lokalizuar ushtrinë serbe”.
Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje, presidenti serb tha se e di se cila është e vërteta dhe nuk dëshiron të komentojë, raporton KoSSev.
“Ne jemi të vegjël, forcat janë shumë të mëdha dhe shumë të forta, por mirë, një hije më pak se sa mendojnë ata”, tha Vuçiq.
Ai thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për armë, por shton se ka informacione se Kurti “ka qenë në kërkim të artilerisë me largësi prej më shumë se 10 kilometrash”.