Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka komentuar sot adresimet në gjuhën serbe të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, përmes të cilave njoftonte dhe u sqaronte serbëve të Kosovës vendimet për punën e targave dhe për mundësinë e regjistrimit të veturave të tyre me tabela të Republikës së Kosovës.
Vuçiq ka thënë se “Kurti është i bindur që duke folur në gjuhën serbe, ai do t’i bindë serbët të dorëzohen, sepse ata duan t’iu tregojnë se Mitrovica nuk është Serbi”, shkruan Nova.rs.
Vuçiq sot ka treguar se me 1 shtator do të hyjë në fuqi vendimi i Kosovës për targat, derisa ka treguar se do t’i pranojnë dokumentet e Kosovës me një përshkrim ku thuhet se nuk nënkuptojnë njohje të pavarësisë, derisa ka kërkuar që serbët e Kosovës të përjashtohen nga lëshimi i një dokumenti të tillë dhe të dalin e hyjnë brenda territorit të Republikës së Kosovës sa herë të duan.