image Vuçiq: Kurrë nuk do harrojmë atë që NATO i bëri vendit tonë

Rajon

Vuçiq: Kurrë nuk do harrojmë atë që NATO i bëri vendit tonë

news image

Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi Serbia nuk do të harrojë kurrë bombardimet e NATO-s 23 vite më parë.

Gjatë ceremonisë përkujtimore në Kraljevë, Vuçiq tha se s’do të ketë bisedime me NATO-n sepse ‘është e vetmja që mund të sigurojë siguri për serbët në Kosovë’.

Serbia përkujtoi të enjten viktimat e bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, të cilat nisën më 24 mars të vitit 1999 dhe ku sipas autoriteteve serbe mijëra persona humbën jetën gjatë 78 ditëve të bombardimeve.

Qeveria serbe organizoi një event përkujtimor për atë që e quan Ditën e Viktimave të Agresionit të NATO-s në sheshin e Kraljevo-s ku ndodhet edhe monumenti i luftëtarëve serbë.

23 vite më parë, NATO nisi një sulm brutal, të tmerrshëm dhe të pafalshëm mbi një shtet të vogël që nuk kishte pushtuar kurrë një shtet apo popull tjetër. Në kujtojmë viktimat dhe nuk do të harrojmë kurrë atë që NATO i bëri vendit tonë dhe njerëzve tanë – deklaroi Aleksandër Vuçiq gjatë eventit.

Sulmet ajrore mbi Serbinë nga NATO, që nuk u përkrah në atë kohë nga Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara shkaktoi rreth 2500 viktima duke lënë edhe 12.500 të plagosur. Qyteti i Kraljevos u bombardua për 54 ditë dhe mbi të u lëshuan më shumë se 600 predha.

/GazetaSinjali/