image Vuçiq kundër botës: Serbia nuk do t’i vë sanksione Rusisë

Rajon

Vuçiq kundër botës: Serbia nuk do t’i vë sanksione Rusisë

news image

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, përfundimisht doli kundër botës demokratike edhe njëherë sot, pasi nga Davosi i Zvicrës ku po mbahet Forumi Botëror Ekonomik, deklaroi se shteti të cilin ai e udhëheq nuk do ti vendos sanksione Rusisë.

“Ata (zyrtarët perëndimore) thonë se cila është ideja e tyre dhe çfarë presin. Por nuk mund të thonë ‘hajde vëni sanksione ose dilni nga këtu’. Nuk shkon kështu. Kështu ka mundur të ndodhë vetëm në kohën kur Serbia nuk ishte shtet”, deklaroi Vuçiq.

Sipas tij Serbia nuk mund ta ndryshojë politikën e saj, raporton b92.

“Por Serbia nuk mund ta ndryshojë politikën e saj pasi një ditë dikush mendon se duhet ndryshuar politika. Serbia është në rrugën drejt BE-së, kjo është e vetmja rrugë që ka Serbia dhe ne ju jemi mirënjohës për paratë, për mbështetjen tuaj. Është e madhe, dhe ne e vlerësojmë këtë, por mos dëgjoni mesazhet çdo ditë në vend të asaj që keni bërë për ne dhe çfarë po bëjmë bashkë: ‘Njiheni Kosovën e pavarur, vendosni sanksione ndaj Rusisë… Merreni qetë, ne kemi shtetin dhe interesin tonë”, ka theksuar Vuçiq.

Serbia e Bjellorusia janë dy shtetet e vetme në Evropë që nuk i kanë vënë sanksione Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

/GazetaSinjali/