image Vuçiq: Kryetarët shqiptarë në Veri të Kosovës nuk do të pranohen kurrë

Politikë

Vuçiq: Kryetarët shqiptarë në Veri të Kosovës nuk do të pranohen kurrë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “kurrë nuk do të pranohen për kryetarë të komunash”, kryetarët e zgjedhur në komunat në Veri të Kosovës.

Vuçiq ka kërkuar nga serbët që të ruajnë paqen teksa ka thënë se do të jetë me ta.

“Unë po kërkoj nga serbët që të ruajnë paqen. Dhe këta nuk do të pranohen kurrë si kryetar të komunave. Jetojnë dhe përpiqet të krijojë një atmosferë në të cilën të gjithë serbët do të largohen nga vatrat e tyre. Mesazhi im është se ne do të jemi me serbët dhe se do të luftojmë që ata të mbijetojnë në Kosovë dhe që Republika e Serbisë të mbijetojë atje, si dhe premisat kryesore të Kushtetutës sonë.” – ka thënë Vuçiq në Novi Sad në hapjen e fabrikës japoneze të motorëve elektrikë Nidek.

Ai ka thënë se kryetarët e rinj janë të “rremë” dhe të mbështetur nga vendet e QUINT-it.

“Ata gjithashtu do të zgjedhin kryebashkiakë të rremë të mbështetur nga vendet e QUINT-it në zgjedhjet më të rreme, të turpshme dhe më të mjerueshme në botë, me një pjesëmarrje mesatare prej 3.4 për qind.” – ka thënë ai, shkruan N1.

Vuçiq ka shtuar se situata në veri të Kosovës është shumë e tensionuar për shkak të gjithçkaje që po ndodh.

Më tej, ai ka thënë se situata në veri është e tensionuar, ndërsa nuk ka dashur të tregojë se sa i shqetësuar është.

“Dhe sa i shqetësuar jam për atë që vjen nesër dhe pasnesër – më mirë të mos e them.” – ka thënë ai.

Ndërkohë më 18 maj do të bëhet betimi i kryetari të ri të Mitrovicës Veriore.

/GazetaSinjali/