image Vuçiq jep urdhrin për Listën Serbe lidhur me zgjedhjet e 6 tetorit

Kosovë

Vuçiq jep urdhrin për Listën Serbe lidhur me zgjedhjet e 6 tetorit

news image

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, i kërkoi Listës Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, në mënyrë që “të fitojë dhe luftojë për interesat e serbëve“.

Sipas Vuçiqit, të cituar nga Radio Evropa e Lirë, “serbët në Kosovë e dinë mirë se kush po lufton për ta, dhe kush po i përfaqëson interesat e tyre”.

Kreu i shtetit serb njoftoi se do të ketë edhe një intensifikim të kontakteve të zyrtarëve serbë me udhëheqës botëror, duke sqaruar se do të takohet me 15 deri në 20 përfaqësues shtetesh, për të diskutuar situatën në Kosovë.

Disa orë pas deklaratës së Vuçiqit, autoritetet e Kosovës u kanë bërë thirrje serbëve që të zgjedhin përfaqësuesit më të mirë të interesave të tyre.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha përmes një postimi në Twitter, se tani është koha që serbët të zgjedhin udhëheqës, e jo marioneta të Beogradit.

Zgjedhjet në Kosovë u caktua të mbahen në 6 tetor. komuniteti serb deri me sot është përfaqësuar në institucionet e Kosovës kryesisht përmes Listës Serbe, partia e vetme që gëzon mbështetjen nga Beogradi zyrtar. Në Kuvendin e Kosovës, kjo parti ka pasur 9 nga 10 deputetët serbë.