Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka ofenduar rëndë pretendentin kryesor për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin.
I pyetur nga Spiegel për të komentuar qëndrimet e Kurtit se do të ketë qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë dhe nëse e ka takuar ndonjëherë, Vuçiq ka shtrembëruar një deklaratë të Kurtit ku ky kishte “folur për Thacin e Vuçiqin.
“Ai njëherë e ka fyer vajzën time minorene duke i thënë asaj që ta gjejë një shqiptar për t’u martuar. Unë i thash atij: bëhu më i sjellshëm ti idiot” ka thënë Vuçiq.
Kurti në fakt kishte bërë një deklaratë më ndryshe. Ai i kishte krahasuar Thacin e Vuçiqin me mbretërit mesjetarë.
“…bëhet fjalë për dy autokratë, për Thaçin në Kosovë dhe Vuçiqin në Serbi të cilët po e trajtojnë shtetin si shtëpinë e tyre që në fakt nuk iu takon e kanë disi pa punë, mund e ndjerës , popullin e trajtojnë si familjet e tyre ….Dy autokratët merren vesh në mënyrë feudale na kanë kthyer në mesë jetë në periudhën e feudalizmit ku mbretërit merreshin vesh për territoret e shteteve sikur tokat e tyre veç ka mbetur që djali i Thaçit, të martohet me vajzën e Vuçiçit edhe jemi tamam sikur dikur para katër apo pesë shekujsh”, kishte thënë Kurti.