Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia aktualisht ndodhet në një pozicion të tmerrshëm, pasi që vendi i tij është gjetur në përpjekjen për të qëndruar neutral në një farë mënyre lidhur me konfliktin ukrainas.
Vuçiq ka thënë se nuk mund ta fsheh shqetësimin që ka dhe sipas tij kjo nuk është më politikë, por edhe ekonomi.
“Ajo që është e rëndësishme për njerëzit, Serbia është në një pozitë shumë të vështirë. Nuk është më politikë, por edhe ekonomi. Nuk mund ta fsheh as atë lloj shqetësimi. Unë nuk bëj fushatë, sepse nuk kam kohë, obsesioni ynë është aq i madh që të mund ta ruajmë vendin tonë”, tha Vuçiq, duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare, presidenciale dhe pjesërisht lokale të prillit që e presin Serbinë.
Ai është ankuar se nuk kanë mundësi të importojnë naftë në bazë të vendimit të Këshillit të Evropës.
“Kjo kërkon që rafineria të funksionojë, nevojiten pjesë këmbimi dhe kimikate. Në bazë të këtij vendimi të Këshillit Evropian nuk mund ta importojmë. Ne do të mbushim magazinën e fundit deri në buzë, por nuk kemi më magazinë. Ne duhet të punojmë për këtë në të ardhmen. Unë jam i shqetësuar për nesër. Nuk e di nëse do t’i shkojë dikujt nesër në mendje të ndërpresë gazsjellësin nga Bullgaria apo jo. Çmenduria në botë nuk ka fund. Askush nuk mendon më. Të gjithë presin humbjen e tjetrit. Në Perëndim ata presin humbjen e Rusisë, në Rusi po mposhtin Perëndimin, në Ukrainë presin që Perëndimi të ndërhyjë, tha ai.
Nëse na ndalojnë importin e naftës dhe gazit, atëherë na kanë vendosur sanksione, nuk kemi pse të bëjmë asgjë, tha Vuçiq.
Ai po ashtu tha se Serbia nuk mund të importojë naftë nga Ukraina për hekurishten në Smederevë, si dhe bëri të ditur se Serbia nuk mund të importojë naftë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.