Serbia, më 16 janar, do të mbajë referendum për ndryshim të Kushtetutës në pjesën që ka të bëjë me drejtësinë. Këtë referendum, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar ta mbajë edhe në Kosovë, në pjesët ku jetojnë serbët.
Mediat në Serbi raportojnë se Vuçiqi sot ka njoftuar qeverinë serbe se ka marrë njoftim joformal se një gjë e tillë nuk do të lejohet nga institucionet e Kosovës.
Vuçiq ka folur edhe për situatën sipas tij të vështirë në lidhje me dialogun.
“Nuk e kemi as në horizont vazhdimin e dialogut me Prishtinën”, tha ai, raporton B92.