Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua dje me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.
Vuçiq pas takimit të djeshëm u shpreh se nuk do të tregojë asgjë se çfarë kanë biseduar në tryezë, pasi sipas tij “është më mirë kështu.”
Megjithatë, një ditë më vonë, ai ka treguar shkurtimisht kërkesën që ia ka bërë vendeve të QUINT-it.
Presidenti Vuçiq ka njoftuar në Instagram se u kërkoi atyre që të parandalojnë Albin Kurtin që të nisë një luftë në Ballkan.
“Kam folur me përfaqësues të BE-së dhe QUINT-it. U kërkova që të bëjnë gjithçka që kanë në dorë që Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan”, tha Vuçiq.