Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka filluar vitin me një deklaratë provokues për Kosovën, Kroacinë e Bosnjë-Hercegovinën.
Duke bërë të ditur se do të zhvillojë bisedë me amerikanët për energjinë, ai tha se do të luftojë për stabilitetin e Serbisë, si dhe e çoi një mesazh që të mos shpresohet kot për ndërrimin e qeverisë në Serbi.
“Një bisedë me amerikanët për energjinë, përfshirë Industrinë e Naftës së Serbisë, është planifikuar për nesër. Ne do të luftojmë për të ruajtur energjinë dhe çdo stabilitet tjetër të Serbisë. Mesazhi im për qendrat e pushtetit në Zagreb, Sarajevë dhe Prishtinë: Gëzuar Vitin e Ri dhe kot shpresoni, Qeveria në Serbi nuk do të ndërrohet”, ka shkruar Vuçiqi.