Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në Greqi ka folur lidhur me takimet që do t’i zhvillojë nesër në Berlin.
Vuçiq ka thënë se ka tremë para këtyre takimeve, meqë sipas tij, bisedimet në kryeqendrën gjermane s’do të jenë të lehta.
“Kam tremë, nuk do të ketë bisedime të lehta në Berlin”, ka thënë Vuçiq, shkruan tanjug, përcjell Gazeta Sinjali.
Në Berlin nesër do të diskutohen veprimet e ardhshme kundër agresionit dhe luftës së Rusisë në Ukrainë dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Scholz në përkrahje të dialogut në Berlin ka ftuar edhe emisarin sllovak, Miroslav Lajçak.
Lajçak do t’i presë në një darkë informale të përbashkët Kurtin e Vuçiqin, pasi të dy liderët të kenë përfunduar takimet e tyre me kancelarin gjerman.