Sekretari i shtetit të SHBA Mike Pompeo do të takohet të martën në Nju Jork me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka kumtuar Departamenti i Shtetit të SHBA.
Pritet që tema kryesore e bisedimeve të Mike Pompeos dhe Aleksandar Vuçiqit të jetë situata rreth Kosovës.
Pompeo në Nju Jork do të merr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Afërt, ndërsa është paraparë që në margjinat e ngjarjes kryesore në Nju Jork të takohet edhe me sekretarin e Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres./Sinjali/