image Vuçiq flet për njohjen e Kosovës nga Izraeli, tregon çfarë do t’i thotë nesër Netanyahut

Rajon

Vuçiq flet për njohjen e Kosovës nga Izraeli, tregon çfarë do t’i thotë nesër Netanyahut

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nesër do të zhvillojë një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun. Vuçiq ka thënë se Netanyahut do t’i thotë vetëm që nuk është i lumtur me njohjen e Kosovës.

Ai në një intervistë për mediet serbe ka deklaruar se kishte kërkuar që njohja me Izraelin të mos jetë pikë e marrëveshjes dhe ka shtuar se ka qenë i “guximshëm” duke thënë “jo” në vendin më të vështirë në botë.

“Ata erdhën me një propozim, ti e merr njohjen dhe çështjet e politikës së jashtme. Nëse do të pranonim ta njohim Izraelin dhe Prishtinën, por unë refuzova. Ajo nuk mund të jetë pjesë e marrëveshjes tonë”, tha ai.

“Do i them Netanyahut nesër, nuk jemi të gëzuar as unë dhe askush në Serbi”, shtoi ai në një intervistë për RTS.

Sipas tij, 18 vende kanë tërhequr njohjet, ndërsa tetë vende kanë njohur Kosovën gjatë kohës që ai ka qeverisur me Serbinë. /Gazeta Sinjali/