image Vuçiq flet për Kosovën me ambasadorin e Rusisë dhe të Kinës në Beograd

Rajon

Vuçiq flet për Kosovën me ambasadorin e Rusisë dhe të Kinës në Beograd

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka zhvilluar takime të ndara me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko dhe atë të Kinës, Chen Bo.

Vuçiq përmes një postimi në Instagram ka thënë se ambasadorët i ka njoftuar për situatën në Kosovë dhe qëndrimin e Serbisë.

“Përkundër të gjitha sfidave, Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme paqeje dhe stabiliteti, mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani”, ka shkruar Vuçiq, transmeton Gazeta Sinjali.

Në takime ishte i pranishëm edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Po ashtu, Vuçiq do të shkojë në Patriarkatë ku do të bisedojë me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfiry.

/GazetaSinjali/