Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka falenderuar protestusit serbë që po qëndrojnë që nëntë ditë në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak, shkruan Gazeta Sinjali.
Serbia është me protestuesit në dy pikat kufitare, ka thënë Vuçiq në Tv Pink.
“Për gjithçka që kemi, për progresin që kemi bërë e kemi bërë sepse kemi luftuar, sepse kemi shfaqur që ne kemi fuqi të mjaftueshme, energji të mjaftueshme, dituri dhe besim në vetvete. Faleminderit njerëzve në këto ditë të vështira, faleminderit njerëzve tanë në Jarinje dhe Bernjak, Serbia është me ju”, ka thënë ai. /GazetaSinjali/