image Vuçiq: Faleminderit Spanjës që e kupton qëndrimin e Serbisë për Kosovën

Politikë

Vuçiq: Faleminderit Spanjës që e kupton qëndrimin e Serbisë për Kosovën

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada.

Në një postim në Instagram, Vuçiq ka falënderuar Spanjën për mirëkuptimin e qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës.

“Një takim i përzemërt me kryeministrin Sánchez. Përsërita mirënjohjen time për Spanjën për mirëkuptimin e qëndrimit të Serbisë për çështjen e Kosovës dhe Metohisë dhe mbështetjen e vazhdueshme për integritetin tonë territorial”, tha Vuçiq.

/GazetaSinjali/