image Vuçiq: Dua zgjidhje kompromisi, por Kurti nuk do fare zgjidhje

Rajon

Vuçiq: Dua zgjidhje kompromisi, por Kurti nuk do fare zgjidhje

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po kërkon “arsye të mjaftueshme për gjërat e pakuptima që thotë, për të futur Serbinë në konflikt me NATO-n”, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Duke folur në televizionin propagandistik serb “Tv Prva”, Vuçiq tha sërish se “Kurti dëshiron të dëbojë të gjithë serbët”.

Këto komente ai i bëri duke folur edhe për grafitet shoviniste të kohëve të fundit nga tifozët e Crvena Zvezda, ku bëhej thirrje për “kthim të ushtrisë serbe në Kosovë”, Vuçiq tha se “konfliktet e luftërat provohen të shkaktohen nga ata që flasin për ta, e jo dikush tjetër”.

Vuçiq vazhdon të përmend atë që ai e quan “zgidhje kompromise” duke shtuar se “është Kurti ai që nuk e do këtë”.

Duke komentuar akuzat e bëra nga deputetja dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alisha Kearns, për kontrabandën e armëve nga Serbia në Kosovë dhe pretendimet se agjentët e inteligjencës britanike po hedhin themelet për një luftë në Kosovë, Vuçiq tha se nuk mendon se Londra ka arsye për të krijuar një luftë në Ballkan.

/GazetaSinjali/