Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është propozuar në Beograd nga organizata gjermane gjatë një takimi me organizatat vendase.
Vuçiq ka deklaruar kështu sot, kur në mediat në Kosovë është publikuar një draft-status i mundshëm i Asociacionit, që thuhet se ka gjenezë gjermane.
“Teksti me kompetencat e Asociacionit të Komunave Serbe është propozuar nga organizatat gjermane që patën një takim në Beograd me përfaqësues të disa organizatave vendase”, ka deklaruar Vuçiq për TV Prva.