Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Sipas mediave serbe, ky takim i tij pritet të bëhet pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Në këtë mbledhje siç është raportuar pritet të diskutohet edhe refuzimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill në Kosovë.