Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, sot ka publikuar një video të re në të cilën ka thënë se Serbia do të arrijë të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe të vazhdojë të përparojë.
“Të vazhdojmë ta shtyjmë Serbinë tonë përpara”, ka shkruar Vuçiq poshtë videos në llogarinë e tij në Instagram.
Ai theksoi se sot “liria e vërtetë është që ne të kemi mundësi të luftojmë për interesat tona”, raporton Tanjug.