image Vuçiq demanton Albin Kurtin: Dua ta informoj lidhur me marrëveshjet e arritura

Rajon

Reagim/ Vuçiq demanton Albin Kurtin: Dua ta informoj lidhur me marrëveshjet e arritura

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë të përbashkët për media me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, ka thënë se mes Serbisë dhe Kosovës janë nënshkruar gjithsej 48 marrëveshje dhe jo 33 sa ka deklaruar Kurti.

“Kam dëgjuar që kryeministri i ri në Prishtinë ka thënë se kemi 33 marrëveshje, kështu që unë dua ta informojë atë se kemi 48 marrëveshje, ai duhet ta dijë të paktën nëse është gati për bisedime”, ka thënë kreu i shtetit serb.

Sa i përket bashkëpunimit me Kurtin, Vuçiq ka thënë se pret të ketë raporte me të mira se sa me Ramush Haradinajn.

“Unë jam një realist i ashpër dhe shumë pragmatik. Shpresoj se do të kemi diskutime serioze me njerëz të përgjegjshëm”, ka thënë Vuçiq./ Gazeta Sinjali/