image Vuçiq deklarohet pas takimit: Arritëm një lloj marrëveshje, unë nuk nënshkrova asgjë

Politikë

Vuçiq deklarohet pas takimit: Arritëm një lloj marrëveshje, unë nuk nënshkrova asgjë

news image

Pas rreth 10 orësh diskutime në tavolinën e negociatave në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësimin e përfaqësueseve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Sinjali.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar për media pas përfundimit të takimit, ku ka bërë të ditur se kanë arritur një lloj marrëveshje, por ka shtuar se ai as sot nuk ka nënshkruar asgjë

“Sot ishte dita kur duhet të merreshim vesh për planin e zbatimit. Në lloj marrëveshje kemi arritur dhe unë jam i lumtur për këtë.

“Këto disa pika për të cilat kemi rënë dakord, do të jenë pjesë e kornizës së negociatave për të dyja palët, si për Beogradin, ashtu edhe për Prishtinën. Këshilli Evropian do të marrë një vendim që kjo të bëhet pjesë e vendimit të negociuar”, tha presidenti serb.

Kujtojmë se ky takim erdhi pas atij të 27 shkurtit në Bruksel, ku siç pati njoftuar Borrell, të dyjat palët ishin dakorduar se nuk nevojiten bisedime të mëtejshme për propozimin evropian dhe se kjo është korniza për normalizimin e marrëdhënieve.

/GazetaSinjali/